Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

13 viktima në vendet e punës brenda gjashtë muajve, Hoxha: Duhet të na alarmojë të gjithëve

Gazeta10
23 June 2026 - 18:39

Vdekja e një punëtori në vendin e punës në Prizren, e shënuar ditën e djeshme, e ka çuar në 13 numrin e viktimave në vendet e punës në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Lidhur me këtë situatë shqetësuese ka folur në emisionin “Gazeta” Brikena Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, e cila tha se shifrat tregojnë se ende ka shumë punë për t’u bërë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Po flasim për 13 njerëz që kanë dalë nga shtëpia për të siguruar jetesën e tyre dhe nuk janë kthyer më. Po flasim për 13 familje që sot jetojnë me një humbje të pazëvendësueshme dhe kjo duhet të na alarmojë të gjithëve. Nuk mund të trajtohet më si çështje dytësore”, deklaroi Hoxha.

Sipas saj, aksidentet fatale në vendet e punës nuk kanë vetëm një shkaktar, por janë rezultat i një kombinimi faktorësh.

“Nuk është vetëm një shkaktar, por kemi një kombinim faktorësh në një numër të madh rastesh. Disa prej tyre janë mungesa e vlerësimit të rrezikut, trajnimet jo të mjaftueshme, mungesa e kulturës së sigurisë dhe faktorë të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e punëtorëve”, theksoi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.