Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i EULEX-it përfundon mandatin, drejtuesit e misioneve të BE-së e falënderojnë për bashkëpunimin

Gazeta10
24 June 2026 - 12:13

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palatova, ka njoftuar se drejtuesit e misioneve të BE’së, në Kosovës, sot i kanë dhënë lamtumirën Shefit të Misionit të EULEX-it, Barbano.

Palatova, në postimin e saj, ka deklaruar se, ata kanë shprehur vlerësimin për bashkëpunimin dhe kontributin e Barbanos.

‘’Shefat e Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë i dhanë sot lamtumirën Shefit të Misionit të EULEX-it, Barbano.

Ne shprehëm vlerësimin e Ekipit Evropian për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa 🇽🇰 vazhdon rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Të gjitha të mirat!’’, ka shkruar ajo në postim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.