Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sanksionet ndaj Rusisë, Gjermania e paralajmëron Serbinë për pasoja

Gazeta10
01 November 2022 - 15:11

Gjermania e ka paralajmëruar për pasoja Serbinë nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, raporton Gazeta10.

Sipas gazetës gjermane Die Welt presioni gjerman ndaj Serbisë për këtë temë është duke u rritu.

“Domosdoshmëria e vendimit po rritet në funksion të zhvillimit gjeopolitik”, i ka thënë një përfaqësues i Qeverisë gazetës gjermane në mënyrë anonime.

Siç thuhet më tej, në Berlin ishin “të habitur dhe të zhgënjyer” kur Serbia nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, sepse, siç thonë ata, kjo nuk e mbështet pritjen se Beogradi do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Tutje, është thënë se nëse Serbia do të marrë një drejtim tjetër atëherë do të përballet me pasoja.

“Nëse ai vendos të marrë një rrugë tjetër, do të ketë pasoja”, shtoi burimi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.