Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haliti: Plani franko-gjerman, i mirë për Kosovën e Serbinë

Gazeta10
01 November 2022 - 17:41

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se plani franko-gjerman është i mirë për të dyja shtetet.

Haliti në një intervistë për Kanal10, ka thënë se në këtë propozim nuk parashihet që Serbia ta njohë Kosovën, por që as nuk do ta pengojë të bëhet pjesë e institucioneve europiane, transmeton Gazeta10.

“Aq sa kam informacion, sepse deputetëve nuk i është shpërnda propozimi. Por, mendoj që është propozim i mirë për Kosovën dhe Serbinë…Në të cilën Serbia nuk është e obliguar ta njohë Kosovën, por nuk do ta pengojë të bëhet anëtare e OKB-së, nuk do ta pengojë të bëhet pjesë e institucioneve europiane”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.