Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pini ujë shpesh”, hani ushqime të lehta”, “freskohuni”, IKSHKP përsërit këshillat për shkak të temperaturave të larta

Gazeta10
28 June 2026 - 14:01

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre gjatë temperaturave të larta.

Përmes një njoftimi, IKSHPK rekomandon që qytetarët të pinë ujë shpesh për të shmangur dehidratimin, të konsumojnë ushqime të lehta dhe të freskëta, si dhe të shmangin pijet alkoolike dhe ato me përmbajtje të lartë sheqeri.

Po ashtu, instituti këshillon që të vishen rroba të lehta dhe trupi të freskohet rregullisht me ujë për të përballuar vapën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.