Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazmend Syla në GAZETA: Protestat nuk do të ndalen derisa bashkëluftëtarët të kthehen të lirë

Gazeta10
29 June 2026 - 19:09

Gazmend Syla nga OVL- UÇK ka dhënë me shumë detaje lidhur me protestën që do të mbahet në Zarë të Kroacisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahet në Hagë.

Ai komentet i ka bërë në GAZETA me Aferdita Lukaj në Kanal 10.

Sipas tij gjithçka do të jetë në rregull atje në Zarë ngase për protestën është marrë leje dhe se atje do të protestohet në mbrotje të bashkëluftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

“Besojmë se kjo do të jetë protesta e fundit për ish-krerët e UÇK-së, pasi që edhe verdikti final do të jetë së shpeshti duke besuar fuqishëm se të gjithë bashkëluftëtarët do të lirohen dhe do të kthehen në atdheun e tyre dhe pranë familjeve të tyre.

Protesta në Zarë do të mbahet me 5 korrik, ditën e diel, ku Syla ka kërkuar mbështetje nga të gjithë që ajo të jetë sa më masive.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.