Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kush mungoi në mbledhjen e LDK-së? / Shkëmb Manaj flet në GAZETA

Gazeta10
29 June 2026 - 19:26

Shkëmb Manaj nga LDK-ja ka folur për mbledhjen e kolegjiumit të LDK-së e mbajtur më herët, ku në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit.

Manaj komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10, ku ishte i ftuar.

Ai ka treguar se në këtë mbedhje kanë munguar dega e Prizrenit, Pejës edhe Lipjanit, derisa kryetarët e degëve të tjera kanë marrë pjesë.

“Kanë marrë pjesë në këtë proces të diskutimit të brendshëm, ku ka filluar edhe në LDK, dhe që është mirë se ky kolegjium ka zhvilluar këto diskutime dhe se aty i është dhënë mbështetje kreut të LDK-së dhe Kryesisë së partisë”, tha ai mes tjerash.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.