
Shkëmb Manaj nga LDK-ja ka folur për mbledhjen e kolegjiumit të LDK-së e mbajtur më herët, ku në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit.
Manaj komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10, ku ishte i ftuar.
Duke i komentuar zhvillimet e fundit ai ka theksuar se ka pasur tendenca nga VV-ja që me na futë në një thes, por ne nuk do ta lejojmë këtë.
“Ka pasur ide të ngjashme nga VV-ja që të garohet me një listë zgjedhore LDK-PDK -AAK”, tha ai mes tjerash.
Por ai tha se ne nuk lejojmë gjëra të tilla dhe se LDK-ja e ka vizioonin e saj, dhe se ka shpreh gatishmërinë e saj për të dalë nga këto bllokada të panevojshme për krijimin e institucioneve sa më shpejt që të jetë e mundshme.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10