Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Me orë të tëra pa rrymë’, – afaristët e Podujevës protestojnë: Po na dëmtohen bizneset

Gazeta10
30 June 2026 - 8:17

Sot ekipi i Kanal 10 nga emisioni i mëngjesit “Adresa e Ankesave” ishte në Podujevë ku atje banorët por edhe bizneset po protestojnë për mungesë të madhe të rrymës.

Ata kanë treguar se vetëm brenda muajit qershor, kanë pasë mungesë të energjisë elektrike plot 11 ditë.

“Dje të ne prej orës 10:00 deri në ora 20:00 nuk kemi pasë rrymë”, tha një afarist i cili kishte dalë për të protestuar.

“Ky është diskriminim e sidomos ndaj neve bizneseve që po demtohemi jashtëzakonisht nga mungesa e rrymës”, tha për Kanal 10 një tjetër afarist nga Podujeva.

Këta afarist kanë paralajmëruar masa më drastike nëse nuk rregullohet ky problem.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.