
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka deklaruar se janë në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe afatit të ankesave, para se të fillojnë diskutimet për formimin e Qeverisë.
“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve, dhe trajtimin e ankesave, dhe pastaj pa humbur kohë do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, tha Kurti.
Kurti nuk iu përgjigj gazetarëve që e pyetën se kë e preferon për koalicion.
Ai u arsyetua se është duke u nxituar.