
Pas një operacioni intensiv kërkim-shpëtimi, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë gjetur sot trupin e pajetë të 25-vjeçarit, i cili kishte humbur në ujërat e Liqenit të Batllavës.
Kërkimet për të riun kishin nisur që nga dita e djeshme, pasi ai dyshohej se kishte rënë në liqen.
Lajmi është konfirmuar nga një njoftim nga FSK-ja.