Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Digjitalizimi dhe zgjerimi i linjave’ – Ja si e arsyeton Prishtina rritjen e çmimeve të biletave

Gazeta10
01 July 2026 - 15:19

Komuna e Prishtinës ka arsyetuar rritjen e çmimeve të biletave të transportit publik me procesin e digjitalizimit, zgjerimin e linjave dhe rritjen e kostove operative, duke theksuar se ndryshimet janë pjesë e reformës për modernizimin e trafikut urban.

Drejtori i Drejtorisë së Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Pellumb Bajqinovci, tha se nga 1 korriku kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për biletat ditore, javore, mujore dhe format e tjera të pagesës, ndërsa theksoi se synimi është kalimi gradual në sistemin digjital.

“Pas një vendimi të kryetarit Rama për shqyrtimin e biletës, fillimisht asaj ditore të trafikut publik, e cila ka hyrë në fuqi sot, më 1 korrik, kemi ndryshime të tarifave, si të biletës ditore, ashtu edhe të formave të tjera të biletave, atyre javore, mujore e të tjera.

Andaj, shtrejtimin, nëse e shohim si koncept, nëse i referohemi arsyeshmërisë së kryeqytetit në fazën e digjitalizimit dhe në fazën ku është duke ndryshuar komplet qasja e trafikut urban ndaj qytetit, atëherë edhe kjo biletë, themi, prej 10 cent ka ndryshuar në kuletën digjitale. Rëndësia e shfrytëzimit të digjitalizimit dhe kuletës, në këtë rast në trafikun urban, bashkëdyzimit të operatorit publik dhe trafikut urban në një tërësi, ka rëndësinë e saj të veçantë”, tha ai.

Bajqinovci tha se digjitalizimi do të krijojë një databazë që do të mundësojë planifikim më të mirë të transportit publik dhe shërbime më efikase për qytetarët.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.