Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj bisedon me Ramajlin, i shpreh mirënjohje për shpalljen e Deklaratës Kushtetuese

Gazeta10
02 July 2026 - 15:53

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e vitit 1990, të cilit i ka shprehur mirënjohje për shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Haradinaj ka falënderuar Ramajlin për guximin dhe vizionin e tij.

Potimi i plotë:
Zhvillova një bisedë telefonike me Ilaz Ramajlin, të cilit i shpreha mirënjohjen time të thellë për aktin historik të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Kryetarin Ramajli e falënderova për guximin dhe vizionin, duke i kërkuar që përmes tij t’ua përcjellë mirënjohjen dhe urimet e mia të gjithë delegatëve të cilët legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, një ideal që u jetësua disa vite më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirënjohje të gjithë brezave nga të gjitha trojet që guxuan për Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.