Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Putin vazhdon të shkaktojë vuajtje”: Starmer dënon sulmin rus në Kiev – zotohet për mbështetje të Ukrainës

Gazeta10
02 July 2026 - 16:12

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka dënuar sulmet ruse të ndodhura në mbrëmjën e së mërkurës në Kiev që lanë 20 të vdekur dhe 56 të plagosur.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmi i fundit barbar i Rusisë ndaj Kievit, i cili ka vrarë dhe plagosur civilë të pafajshëm”, tha Starmer, raporton The Guardian.

Ai mes tjerash deklaroi se “këto sulme janë kujtesë e fortë se, ndërsa Ukraina vazhdon të ndjekë paqen, (Vladimir) Putin vazhdon të shkaktojë vuajtje dhe dhunë mbi popullin ukrainas”.

Starmes theksoi se Mbretëria e Bashkuar do do të vazhdojë të punojë me aleatët për të rritur presionin mbi Rusinë dhe për të mbështetur Ukrainën “në sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.