Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VIDEO-Pamje nga përleshja në Podujevë: Njëri nga të dyshuarit godet të plagosurit, ndalet nga një polic civil

Gazeta10
02 July 2026 - 16:33

Televizioni Kanal10 ka siguruar pamje nga përleshja e armatosur që ndodhi orë më parë në qendër të Podujevës, ku mbetën të plagosur katër persona.

Në videon e siguruar shihet se si njëri nga personat e përfshirë me armë i afrohet të plagosurve të shtrirë në tokë dhe i godet, derisa ndalohet nga një polic civil që ndodhej afër vendit të ngjarjes.

Nga videoincizimet shihet edhe një person tjetër i shtrirë.

Pamjet janë të rënda dhe tregojnë momentet e tensionit menjëherë pas incidentit.

Lidhur me rastin ka folur edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në sheshin e Podujevës.

“Sot rreth orës 14:00 në Podujevë është marrë informacioni për të shtëna me armë zjarri në shesh. Janë plagosur katër persona, tre që kanë qenë të përfshirë në ngjarje dhe një kalimtar i rastit, fatkeqësisht, por që ka lëndime të lehta”, ka deklaruar Shabani.

Sipas tij, motivi i përleshjes ende nuk është bërë i ditur, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.