Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: IPK ka forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve

Gazeta10
02 July 2026 - 17:02

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), vlerësoi se ky institucion ka luajtur rol kyç në forcimin e sundimit të ligjit, integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve në sistemin e sigurisë.

Ai theksoi se Policia e Kosovës gëzon besimin e 85.6 për qind të qytetarëve, ndërsa premtoi se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë IPK-në në forcimin e kapaciteteve profesionale, pavarësisë funksionale dhe modernizimin e saj.

“Me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, ritheksoj se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë pa rezervë Inspektoratin Policor të Kosovës në forcimin e kapaciteteve profesionale, garantimin e pavarësisë funksionale, përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit ligjor dhe modernizimin e mëtutjeshëm teknologjik”, tha Kurti.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.