Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përleshja në Podujevë, gazetarja e Kanal10 jep detaje të reja: Dyshohet se lidhet me një vdekje misterioze të para pesë vitesh

Gazeta10
02 July 2026 - 18:15

Gazetarja e Kanal10, Blerina Mustafa, ka raportuar drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes në Podujevë, ku sot ndodhi një përleshje e armatosur që la katër persona të plagosur, përfshirë edhe një kalimtar të rastit.

Duke folur në emisionin “Gazeta”, Mustafa tha se konflikti fillimisht kishte nisur pranë objektit të Postës si pasojë e një mosmarrëveshjeje, për të eskaluar më pas në përleshje fizike dhe përdorim të armëve.

“Sipas burimeve të televizionit, gjithçka nisi për shkak të një konflikti familjar, që lidhet me një ngjarje të ndodhur katër apo pesë vite më parë, përkatësisht me një vdekje misterioze mes personave që kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Para pak minutash u larguan edhe shiritat e policisë nga vendi i ngjarjes”, deklaroi gazetarja.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se përleshja e armatosur ka ndodhur rreth orës 13:40 në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, në ngjarje dyshohet se janë përfshirë tre persona, të cilët kanë lidhje familjare, përkatësisht nip dhe dajë. Hetimet fillestare tregojnë se motivi i dyshuar lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.