
Një dëshmitar i rastit ka rrëfyer momentet e para të përleshjes së armatosur që ndodhi paraditën e sotme në qendër të Podujevës, ku mbetën të plagosur katër persona.
Ai për Kanal10 tha se në momentin e ngjarjes ndodhej në dyqanin e tij, kur dëgjoi të shtënat me armë zjarri.
“Kam qenë në dyqanin tim. Për një moment i kam dëgjuar të shtënat me armë. Kam parë njerëz të shtrirë në tokë dhe menjëherë kam shkuar te lokali për ta mbyllur. Më pas erdhi policia dhe e rrethoi vendin e ngjarjes, atëherë u qetësua situata. Policia ka ardhur shumë shpejt, po ashtu edhe ambulanca”, tha dëshmitari.