Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjinali: Me refuzimin e gazit amerikan, është cenuar siguria kombëtare e Kosovës

Gazeta10
02 July 2026 - 19:51

Analisti Ardit Gjinali po vlerëson se siguria kombëtare e Kosovës është cenuar, duke marrë për bazë mos rreshtimin e Kosovës në krah të SHBA-ve që ka të bëjë me refuzimin e gazit amerikan.

Ai këto komente i bëri në GAZETA në Kanal 10.

Sipas tij, ne po jetojmë në epokën e sigurisë dhe energjia është leva apo komponenti kryesor i cili padyshim përbënë panoramën e sigurisë kombëtare të një vendi.

“Praktikisht me refuzimin e këtij projekti siguria kombëtare e Republikës së Kosovës është e cenuar, dhe se bashkëpunimi me SHBA-në nuk është nënshtrim por është partneritet mes dy vendeve”, theksoi ai mes tjerash.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.