
Katër personat e plagosur në përleshjen e armatosur që ndodhi të enjten pasdite në Podujevë po vazhdojnë trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas informacioneve të siguruara nga Kanal 10, pacientët janë transferuar në klinika të ndryshme, varësisht nga lëndimet e marra. Kalimtari i rastit, A. I, i cili u plagos gjatë incidentit, është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjatë së cilës është larguar me sukses predha dhe janë trajtuar dëmtimet e evidentuara.
Ndërkohë, tre personat e tjerë të përfshirë në përleshje po marrin trajtim në repartet përkatëse të QKUK-së.
Mirlinda Qyqalla zedhenese e QKUK tha per Kanal10 se dy tjerët, 36 vjeç, është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror. Ky i fundit iu nënshtrua një operacioni pas plagës së marrë në kokë gjatë konfliktit.
Edhe A.Xh po trajtohet në QKUK, ku është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejmë.