Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Begaj uron ShBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

Gazeta10
04 July 2026 - 9:24

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, në mesazhin e tij, Begaj i përcolli urimet më të përzemërta presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.

“Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përcjell urimet më të përzemërta  Presidentit Donald Trump dhe  popullit amerikan. Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me ShBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. Shqipëria i është mirënjohëse ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që nga njohja si shtet deri në reformat kryesore në 35 vitet e fundit”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.