
Në një aksident të rëndë trafiku në Austradën “Ibrahim Rugova” mbetën të lënduar tetë persona.
Shtatë të lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.
Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar se shtatë nga të lënduarit janë pranuar në emergjencë, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Ai bëri të ditur se në gjendje të përmirësuar, të njëjtit janë liruar në shtëpi.
“Sot rreth ora 8:30 në Emergjencë janë sjellë 7 të lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur në autostradë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, janë konsultuar specialistët sipas lëndimeve që kanë pasur. Në gjendje të përmirësuar janë liruar në shtëpi”, ka deklaruar Veçgishti./ KK