Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje

Gazeta10
05 July 2026 - 15:12

Një zjarr ka përfshirë fshatin Ballancë në Komunën e Vitisë, ku janë djegur sipërfaqe me bar të thatë.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilat po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në arat përreth.

Komandanti i njësisë në Viti, Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se për shkak të erërave të forta që po fryjnë në zonë, ekziston rreziku që flakët të përhapen edhe më tej.

“Lusim qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në afërsi të zonës së zjarrit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen. Shpresojmë që me angazhimin maksimal të ekipeve tona, zjarri të lokalizohet dhe të shuhet sa më shpejt”, shkroi mes tjerash Jakupi në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.