Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada amerikane ndan pamje nga shënimi i 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së: Faleminderit, Kosovë, që festove me ne

Gazeta10
07 July 2026 - 17:01

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ndarë pamje nga momentet që i ka konsideruar të mrekullueshme nga festimet në Kosovë për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Ambasada amerikane i falënderoi në një postim në Facebook të gjithë ata që festuan me ta.

“Po ndajmë momente të mrekullueshme nga festimet në mbarë Kosovën fundjavën e kaluar, ndërsa shënuam 250-vjetorin e Amerikës. Falënderimet tona të përzemërta për të gjithë ata që u bashkuan dhe e bënë këtë përvjetor edhe më të veçantë. Faleminderit, Kosovë, që festove me ne!”, thuhet në postim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.