Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LIVE në Kanal10 nga Ankara: Sokol Brahaj sjell detaje nga samiti i NATO-s

Gazeta10
07 July 2026 - 19:26

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur në Ankara për samitin vjetor të aleancës, i cili po zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Nga kryeqyteti turk, Sokol Brahaj u lidh drejtpërdrejt në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ku dha më shumë detaje mbi temat që pritet të dominojnë takimet e liderëve.

Sipas Brahajt, në samit do të diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme të sigurisë, megjithëse roli dhe qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump pritet të kenë ndikim në agjendën e diskutimeve.

“Do të ketë shumë tema që do të trajtohen, por normalisht, duke pasur parasysh liderin Trump, ndoshta nuk do të lejojë të trajtohet çdo gjë. Temat kryesore janë e ardhmja e NATO-s, lufta Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet që lidhen me SHBA-në dhe Iranin. Pas përfundimit të samitit, pritet që pasditen e së martës të publikohet rezoluta përfundimtare, ku vendet anëtare të NATO-s dhe ato evropiane mund të shprehin një qëndrim më të afërt me Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Brahaj.

Ai shtoi se një nga synimet  mbetet garantimi i sigurisë në ngushticën e Bosforit, për të siguruar kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve që transportojnë naftë.

Në lidhje me atmosferën politike të samitit, Brahaj theksoi se mesazhet e Donald Trump kanë qenë më të moderuara se në raste të tjera dhe se paraqitjet e tij së bashku me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan janë perceptuar pozitivisht në media.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.