Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Koci ironizon për gazin amerikan: “Nëse Amerika i paska mashtruar gjithë të tjerët, le të na mashtrojë edhe neve”

Gazeta10
07 July 2026 - 19:44

Politologu Milazim Koci ka deklaruar se Kosova nuk duhet të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan, duke argumentuar se pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit dhe të Evropës Perëndimore janë bërë pjesë e tij ose kanë shprehur gatishmëri për t’u përfshirë.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Koci tha se do ta konsideronte të pakuptimtë që vetëm Kosova të mbetej jashtë këtij projekti, duke theksuar se çështja nuk lidhet vetëm me përfitimet financiare, por edhe me orientimin politik dhe strategjik të vendit.

“Nëse Amerika i paska mashtruar gjithë të tjerët, besoj që edhe ne duhet të lejojmë të na mashtrojë. Nuk po e them me cinizëm. Nuk mund të dalim jashtë rrjedhave. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me financa, por shumë më tepër me politikë”, deklaroi Koci.

Sipas tij, përfshirja në projektin e gazit amerikan duhet të shihet si pjesë e pozicionimit strategjik të Kosovës në raport me partnerët e saj ndërkombëtarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.