Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Njeri jostabil’, ‘Kujt i bjen shpullë ti?!’, ‘Po rren’ përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

Gazeta10
08 July 2026 - 22:44

Publicisti, Halil Matoshi dhe ish- kandidati për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit ,Viktor Buzhala janë përplasur ashpër gjatë debatit në emisionin “Politiko”.

Përplasja mes tyre nisi gjatë diskutimit, ku Buzhala e akuzoi Matoshin se po gënjente, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga ky i fundit.

“Osht tuj rrejt”, tha Viktor Buzhala.

Pas kësaj, Halil Matoshi iu drejtua moderatorit të emisionit, Kushtrim Sadikut, duke kërkuar krijimin e kushteve për debat.

“Kushtrim, a po krijon kushte për debat, a pe ndëgjon çka po më thotë a mu qu me ia fut shpull?”, tha Matoshi.

Ndërkohë, Buzhala reagoi ndaj kësaj deklarate, duke e kritikuar ashpër Matoshin dhe duke kërkuar që në debate të ftohen persona që, sipas tij, janë në gjendje të përballojnë argumentet dhe kundërargumentet.

“Kujna ja fut more shpullë ti? Kushtrim, thirri njerëzit që janë në gjendje me të debatu edhe me i duru argumentet e kundërargumentet, mos thirrë kësi njerëz jo stabil psiqikisht, njeri. Mos i thirrë me mu kta në debat. Po vrehet që njeri ka jo stabilitet psiqik. Mu qu mi ra shpullë, a e ndëgjove çka tha”, u shpreh Buzhala.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.