Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjet një taksi në “Rrugën B” në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit dhe policia

Gazeta10
10 July 2026 - 14:41

Një taksi është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në zonën e “Rrugës B” në Prishtinë.

Automjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës, të cilat kanë intervenuar për të lokalizuar zjarrin dhe për të siguruar zonën.

Komandanti i Batalionit BPZ Prishtinë, Muhamet Beqiri, ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar dhe se zjarri është lokalizuar.

“Zjarri ka qenë në ‘Rrugën B’, përballë ‘Royal Mall’, në një veturë. Zjarri është fikur nga ekipa reaguese e zjarrfikësve dhe nuk ka të lënduar”, ka deklaruar Beqiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.