Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Mot i paqëndrueshëm të dielën në Kosovë, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Gazeta10
12 July 2026 - 7:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e diel do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimit, gjatë ditës do të ketë ndryshojë me kthjellime dhe vranësira, ndërsa në disa zona vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të izoluara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë aktiviteteve në natyrë, pasi në disa rajone mund të ketë reshje të përkohshme dhe shkarkime rrufesh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
28 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.