
të madh financiar në komunat e Kosovës, duke theksuar se edhe Komuna e Istogut është përballur me kosto të konsiderueshme.
Në një lidhje direkte në emisionin “Adresa e Ankesave”, Ademaj tha se Komuna e Istogut është prekur me rreth 8.9 milionë euro nga zbatimi i kontratave kolektive.
Sipas tij, duke pasur parasysh se buxheti mesatar vjetor për investime kapitale i komunës është rreth 3.5 milionë euro, kjo shumë përbën një barrë të madhe financiare.
“Komuna e Istogut është prekur me rreth 8.9 milionë euro. Duke marrë parasysh se buxheti total i investimeve kapitale është mesatarisht rreth 3.5 milionë euro, praktikisht është dëmtuar vlera e investimeve të një mandati katërvjeçar të kryetarit”, tha Ademaj.
Ai shtoi se, falë mbështetjes së Qeverisë në disa projekte të mëdha dhe rritjes së të hyrave vetanake komunale, komuna ka arritur të ruajë investimet dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Ademaj bëri të ditur se, sipas vlerësimeve, kostoja e kontratave kolektive për komunat dhe pushtetin lokal në nivel vendi arrin rreth 350 milionë euro, duke e cilësuar këtë si një shifër shumë shqetësuese që ka ndikuar ndjeshëm në financat e komunave.