Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Këtu mungon një tualet publik” – 80 vjeçari nga ‘Tokbashçja’: Pajisjet e parkut të mirëmbahen

Gazeta10
15 July 2026 - 8:18

Ekipi i Kanal 10 nga programi i mëngjesit “Adresa e Ankesave”  ka verifikuar sot mbeturinat dhe qentë endacakë në Prishtinë.

E duke pyet disa qytetarë lidhur me këto probleme ata kanë dhënë qëndrimet e tyre lidhur me këtë fenomen në kryeqytet.

Ky i moshuar derisa ka dalë në mëngjes në parkun  e ‘Tokbashçes’ tha se përveç që ka probleme me mbeturina, këtij vendi i mungon edhe një tualet publik.

“Vendin këtu e vizitojnë shumë qytetarë dhe sidomos edhe nxënësa nga shkolla të ndryshme”, tha ai mes tjerash, prandaj edhe sipas tij duhet të ketë tualet publik në mënyrë që mos të vije deri të ndotja e parkut dhe ambientit.

Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.