Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mustafa: Ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët vrapojnë në Hagë kundër UÇK-së

Gazeta10
15 July 2026 - 10:57

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rrustem Mustafa i njohur si komandant “Remi’, ka reaguar me një mesazh të ashpër, duke kritikuar ata që, sipas tij, po dëmtojnë luftën çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa shkroi se, ndërsa në Beograd “ministrat premtojnë hapur spastrimin e Kosovës”, në Prishtinë ka pushtetarë që “vrapojnë në Hagë me dëshmi e shpifje kundër UÇK-së”.

“Liria është e përbashkët, por turpi mbetet individual”, ka shkruar ai, duke shtuar se brezi i lirisë i ka falur ata që dikur hezituan, por “historia nuk do t’i falë ata që sot shpifin kundër çlirimtarëve për të mbajtur karriget e veta”.

Mustafa përfundoi reagimin e tij me mesazhin: “Kush nuk pati guxim të luftojë për lirinë, sot nuk ka as dinjitet për ta mbrojtur atë.”

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.