
Familjari i të moshuarës, Minire Nura që është sulmuar në Qendrën për Kujdesin e të Moshuarve në Pejë, ka thënë se ajo është mirë tani pasi që rasti ka ndodhur para disa ditëve.
Më tej, dhëndri i Minire Nurës, ka thënë se fatkeqësisht nuk kanë mund ta identifikojnë dhunën më herët pasi ajo vuan nga sëmundja e alzheimerit, raporton Gazeta10.
“Zonja Minire Nura është banore e kësaj qendre qe një vit. Me publikimin e videos në medie jemi shqetësuar që të gjithë dhe bashkëshortja ka kërkuar që ta tërhekim nga kjo qendër. Ne nuk kemi mund me ditë pasi ajo vuan nga alzheimeri, prandaj se kemi ditë”, ka thënë ai./Gazeta10