
Gazetari i Kanal10, Xhemajl Rexha drejtëpërdrejt nga kryeqendra gjermane, ka folur për Samitin e Berlinit ku pritet që të nënshkruehn tri marrëveshje të rëndësishme ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rexha në Info10 ka thënë se nesër në Berlin pritet të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme, në mesin e tyre edhe ajo për lëvizje të lirë ndërmjet gjashtë vendeve, me theks të veçantë me Bosnje dhe Hercegovinën, shkruan Gazeta10.
“Nga krerët e gjashtë vendeve do të nënshkruhen nesër tri marrëveshje shumë të rëndësishme. Më e rëndishmja është ajo që ka të bëjë me lëvizjen e lirë ndërmjet qyetarëve të gjashtë shteteve, theksi i veçantë tek lëvizja e lirë me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës, për herë të parë. Do të njihen edhe diplomat e njëra tjetrës, do të njihen diplomat universiteteve të mjekëve, arkitektëve etj”, tha Rexha në Info10./Gazeta10