Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarje e rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Gazeta10
16 July 2026 - 8:19

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “29 Nëntori” aty ku mjeti i Policisë Bashkiake i drejtuar nga një efektiv, ka goditur një fëmijë rreth moshës 13 vjeç.

Mësohet se fëmija në ato momente ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha, shkruan Euronews.al.

Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.

Nga Rubrika
Lajme
16 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.