Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Për deklaratën e Paunoviq kemi reaguar si MPJ, s’bëhemi kor histerik sa herë flet një çyryk në Beograd

Gazeta10
16 July 2026 - 18:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar minuta më parë në llogarinë e tij në “X”, lidhur me deklaratën skandaloze të ministres serbe për “spastrim etnik të Kosovës”.

Rama ka thënë se Shqipëria ka reaguar përmes ministrisë së Jashtme, siç bën një shtet që respekton veten dhe thotë se kush kërkon që qeveria shqiptare të bëhet kor histerik sa herë që dikush flet përçart në Beograd “ka ngatërruar adresë”.

Reagimi i plotë:

Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!

Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.

Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.