
Avokati Taulant Hodaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, e cila foli për spastrim etnik në Kosovë gjatë viteve të ’80-ta, duke kërkuar reagim nga faktorët ndërkombëtarë.
Në emisionin “Politiko” në Kanal10, Hodaj tha se partnerët strategjikë të Kosovës duhet të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për deklarata të tilla.
“Kërkesa jonë duhet të jetë që faktorët ndërkombëtarë relevantë dhe strategjikë të Kosovës ta ndëshkojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi, sepse Serbia vetëm kur i sheh pasojat nga ta mund të tërhiqet nga veprime të tilla ose të kërkojë falje”, tha Hodaj./Gazeta10