Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Harry Bajraktari i çon letër Sekretarit Rubio: Shqyrtojeni përkrahjen amerikane për Gjykatën Speciale

Gazeta10
17 July 2026 - 17:12

Aktivisti shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, ka bërë të ditur se i ka dërguar letër Sekretarit amerikan, Marko Rubio, duke i kërkuar shqyrtimin e përkrahjes së Gjykatës Speciale.

 “Përvoja e Kosovës me Gjykatën Speciale duhet të përfshihet në këtë nismë. Drejtësia kurrë nuk duhet të jetë selektive, politike apo mekanizëm për ta rishkruar historinë” , ka shkruar Bajraktari.

Postimi i plotë:

Dje i kam dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me kërkesën që Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë mbështetjen e tyre për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Këtë letër e dërgova pas nismës së Sekretarit Rubio për të kundërshtuar gjykatat ndërkombëtare që tejkalojnë mandatin e tyre, bëhen të papërgjegjshme, të politizuara dhe burokratike, duke cenuar sovranitetin, besimin publik dhe të vërtetën historike.

Përvoja e Kosovës me Gjykatën Speciale duhet të përfshihet në këtë nismë. Drejtësia kurrë nuk duhet të jetë selektive, politike apo mekanizëm për ta rishkruar historinë.

Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.