
Tre kosovarët që ishin raportuar të zhdukur në Shkup dyshohet se mund të kenë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.
Kështu raporton Alsat e cila ka publikuar edhe pamje të një automjeti me targa gjermane që dyshohet se lidhet me rastin.
