
Java nis me mot të ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të Kosovës, por gjatë orëve të pasdites pritet ndryshim i kushteve atmosferike. Në disa zona të vendit parashikohen vranësira, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius.