
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zubin Potok, i cili dyshohet për kontrabandë me mallra.
Sipas njoftimit, i dyshuari po drejtonte një automjet me targa të Serbisë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndalur, çka bëri që zyrtarët policorë të përdornin armën e zjarrit.
Në automjet u gjetën pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përkatës. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.