
Gazetari Arben Ahmeti ka dhënë detaje për nënshkrimet që janë deponuar për mbledhjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm për mbajtjen e zgjedhjeve brenda LDK-së.
Ai këto komente i ka bërë në emisionin Adresa në Kanal 10.
Sipas tij deri tani janë mbledhur 147 nënshkrime të delegatëve e që gjithsejt janë 355 në LDK, ku ata kanë nenshkruar mocionin i cili është ‘sui generis’ që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
“Mocioni thotë se a duhet të shkarkohet Lumir Abdixhiku”, tha Ahmeti mes tjerash duke shtuar se sipas burimeve që i posedon përçarja në kampet e LDK-së është e madhe, por që ende nuk ka ndonjë kandidat për kryetar.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10