Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti ‘godet’ Qeverinë për koston e jetesës, e merr shembull qasjen e Mbretërisë së Bashkuar

Gazeta10
21 July 2026 - 11:14

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për, siç ka thënë ai, mungesën e masave për zbutjen e kostos së jetesës, duke e krahasuar qasjen e saj me atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të Bashkimit Europian.

Hoti tha se kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar ndër veprimet e para ka marrë vendim për uljen e ngarkesave tatimore në faturat e energjisë, me synim lehtësimin e barrës për familjet, duke shtuar se masa të ngjashme janë zbatuar edhe nga disa qeveri të BE-së.

“Me qëllim të zvogëlimit të kostos së jetesës për familje, puna e parë që bëri Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar ishte ulja e ngarkesave tatimore në faturat e energjisë. Një masë e tillë është marrë më herët edhe nga disa qeveri të Bashkimit Evropian.”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Në Kosovë, “ndodh e kundërta”, tha Hoti.

“Jo që nuk janë ulur ngarkesat tatimore në faturat e energjisë, por energjia është shtrenjtuar disa herë. Edhe për naftën, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar drejtpërdrejt te konsumatori. Meqë TVSH-ja llogaritet mbi çmimin e produktit, sa më i lartë çmimi i naftës, aq më e lartë është edhe shuma e TVSH-së që paguan qytetari. Përmes vendosjes së çmimit maksimal ditor, Qeveria zyrtarisht e ka bartur tek konsumatori i fundit rritjen e çmimit të furnizimit të naftës”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.