Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stuhi e fuqishme me breshër godet Gjilanin dhe Vitinë, shkakton vështirësi në qarkullim

Gazeta10
21 July 2026 - 18:44

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshëri, ka përfshirë pasditen e sotme komunat e Gjilanit dhe Vitisë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe dëme në disa zona.

Si pasojë e motit të lig, në disa rrugë është vështirësuar lëvizja e automjeteve, ndërsa qytetarët kanë raportuar edhe për dëme të shkaktuara nga breshri.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Video nga Gjilani dhe Vitia, të publikuara nga Meteo Kosova.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.