
Sikurse shumë vende në Kosovë, edhe qyteti i Vitisë është goditur nga stuhia e djeshme e cila ka sjell dëme të konsiderueshme si në prona, ashtu edhe në sektorin e bujqësisë.
Prandaj pamjet që kemi parë dje nga shiu i rrëmbyeshëm me erëra të fuqishme janë të pazakonta për vendin tonë.
Këto dëme janë pothuajse në çdo sektor të jetës, si në rrugë, prona, biznese, shtëpi, e sektorin e bujqësisë.
Por se si duket Vitia pas një dite nga stuhia, pamjet e mëposhtme i sjell GAZETA10, ku kryetari i komunës Sokol Haliti ka kërkuar ndihmë nga Qeveria për familjet e prekura.

