Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia shpëton familjen me 3 fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues

Gazeta10
22 July 2026 - 15:52

Policia Kufitare e Shqipërisë ka shpëtuar pesë anëtarë të një familjeje që rrezikuan të mbyteshin në det pranë plazhit të Jalës, në Himarë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt për shkak të motit të keq.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 22:30. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë në kërkim dhe lokalizuan mjetin, ku ndodheshin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre.

Të pesë u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Himarë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare apelon që qytetarët të respektojnë rregullat e lundrimit, të përdorin pajisjet e sigurisë dhe të shmangin lundrimin në kushte të pafavorshme atmosferike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.