Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Luftimi i kriminalitetit financiar në fokus të takimit të kryeprokurorit të Shtetit dhe drejtorit të ATK-së

Gazeta10
22 July 2026 - 16:09

Trajtimi efikas i çështjeve të përbashkëta në luftimin e veprave penale të pastrimit të parave, evazionit fiskal, si dhe luftimin e të gjitha formave të tjera të kriminalitetit financiar, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, ishin në qendër të takimit të kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi dhe drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni..

“Në këtë takim u theksua edhe nevoja e zbatimit më proaktiv të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës, që ka të bëjë me shkëmbimin e informacioneve në kuadër të platformës për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, gjë që do të kontribuojë në luftimin më efektiv të veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.