
Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare.
Kjo pasi ky i fundit ka hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës, teksa apo kryhej votimi i projektligjeve të rendit të ditës.
Ndërkohë që mazhoranca vijonte me votimet, opozita kishte bllokuar foltoren dhe bënte zhurmë duke i rënë tavolinave me sende.
Demokratët u ngritën në këmbë duke bllokuar foltoren dhe duke bërë zhurmë në shenjë revolte për të mos kaluar në votim direkt, që u bë me propozim të PS duke shmangur diskutimet pasi demokratët nuk po lironin foltoren.