Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Koalicion VV-PDK” – Kryeziu: I duhuri dhe do të kishte funksionuar duke përfshi minoritetet

Gazeta10
23 July 2026 - 19:18

Kadri Kryeziu, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese duke komentuar situatën politike në vend ka theksuar se ajo që po ndodh është e paprecedent pasi nuk ka ndodhur me herët bllokada të tilla institucionale, duke u pamundësuar kështu krijimi i institucioneve në Kosovë.

Ai komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.

Ai ka theksuar se për të funksinuar ashtu si duhet institucionet funksionale, duhet të bëhet koalicioni VV-PDK.

“Për të funksionuar ashtu sikur duhet, një koalicion në mes VV-së dhe PDK-së do të ishte i duhur dhe funksional”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se kanë votat e mjaftueshme dhe kishte me funksionue edhe me minoritete, duke u  përgatituar derisa të vijnë zgjedhjet serioze, pasi këto të fundit nuk kanë qenë aspak të tilla.

Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.