Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes dy veturave në Baicë të Istogut, 4 të lënduar

Gazeta10
24 July 2026 - 17:48

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Baicë të Istogut, ku u përfshinë dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në orët e mesditës.
“Sot rreth orës 13:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Baicë të Istogut. Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe, si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Rugova bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.

Organet e rendit kanë nisur hetime për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.